Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
Çmimet globale të ushqimit janë rritur për të tretin muaj radhazi, e kjo për shkak të rritjes së kostos së energjisë dhe plehrave kimikë.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (FAO) tregoi se çmimet e mallrave të shportës ushqimore u rritën me 1.6% në prill, duke iu shtuar rritjeve të mëparshme në muajt shkurt dhe mars. Çmimet e vajrave bimore, mishit dhe drithërave të gjitha u rritën, megjithëse çmimet e sheqerit dhe produkteve të qumështit ranë pak, thotë The Guardian.
Çmimet e drithërave u rritën me 0.8% në prill, pjesërisht për shkak të thatësirave në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe reshjeve nën mesataren e zakonshme në Australi. FAO thotë se “ndikim në këtë situatë që risjell në kujtesë ngërçin e krijuar me çmimet globale gjatë luftës në Ukrainë, ka pasur edhe ulja e rendimentit të grurit gjatë këtij viti, pasi fermerët po kalojnë në kultura më pak intensive në raport me plehrat kimikë për shkak të kostos së lartë të këtyre të fundit, e cila është ndikuar edhe nga rritja e çmimit të energjisë dhe ndërprerjet e transportit që kanë të bëjnë më mbylljen e Hormuzit. Njoftimi tregon më tej se çmimet e vajrave bimore kanë pësuar rritje me 5.9% në prill, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të vajit të palmës, sojës, lulediellit dhe misrit.
Kjo situatë mund të forcojë shqetësimet se çmimet e ushqimit do të vazhdojnë të rriten nëpër dyqane për muaj me radhë, dhe kjo mund të ndihet sidomos në Afrikë ku mund të ketë mungesa të reja furnizimi.
Top Channel