Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia merr masat, ja rrugët ku do të bllokohet lëvizja Aktori shqiptar Robert Ndrenika ndoqi shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado, në sallën e gjyqit.
Në nisje të seancës, Ndrenika e takoi, dhe e puthi në ballë, teksa po ashtu i tha: “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”. Po ashtu në seancë mori pjesë edhe aktori i njohur i humorit, Gazment Paja, e figura të tjera të njohura si Arjola Demiraj dhe Ardit Çuni.

Nga ana tjetër pas daljes nga salla, Ndrenika ka pranuar sërish deklaratën e bërë brenda sallës ndaj Veliajt, duke shtuar se e njeh që fëmijë kryebashkiakun.
Robert Ndrenika: Isha i pranishëm në gjyq sepse e njoh që në fëmijëri. E kam ndjekur që në fëmijëri, është djalë jetim, i rritur me halle me probleme. Që në fillore ka qenë filozof fëmijë. Arsyeja ishte edhe që ka ndihmuar shumë teatrin dhe artistët. Mirë mu duk, nuk kishte ndryshuar mendoj.
Gazetari: E pamë që i dhe edhe këshilla, që e bëj unë burgun për ty.
Robert Ndrenika: Po të jetë nevoja edhe e bëj. E përballoj. Unë nuk i kam kuptuar akuzat ndaj tij.
Top Channel