Fundjava sërish me trafik në Elbasan, moti me shi pa ndikim në fluksin e mjeteve

08/05/2026 18:50

Pavarësisht motit me shi, fundjava e gjen sërish Elbasan të bllokuar nga trafiku, një situatë që tashmë është bërë e zakonshme.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyky, një fluks i madh automjetesh, që llogaritet në rreth 30 mijë mjete çdo fundjavë, qarkullon në hyrje-daljet e qytetit.

Sipas specialistëve, në një ditë të zakonshme kjo rrugë frekuentohet nga rreth 18 mijë automjete.

Top Channel