Zhegrova nuk është më në planet e Juventusit, zbulohet çmimi që bardhezinjtë kërkojnë për yllin e Kosovës

08/05/2026 13:50

Juventus po planifikon të nxjerrë në shitje sulmuesin Edon Zhegrova pas vetëm një sezoni me klubin, me një çmim fillestar prej 12-13 milionë eurosh, sipas raportimeve të fundit.

Situata e Zhegrovës konsiderohet e veçantë, pasi klubi dëshiron të rikuperojë një pjesë të investimit të bërë, ndërsa për sulmuesin tjetër, David, fati i tij do të vendoset në verë.

Zhegrovën Juventus e bleu për rreth 12 milionë euro, duke përfshirë komisionet dhe bonuse nënshkrimi si lojtar i lirë, gjë që do të thotë se një shitje në korrik me çmimin e kërkuar do të sjellë vetëm një fitim të vogël kapital.

Klubi torinez duket i vendosur të rishikojë skuadrën gjatë merkatos së verës, duke lëvizur për të balancuar bilancin financiar dhe për të bërë vend për afrime të reja.

Top Channel