Burime të shumta në Itali pohojnë se e ardhmja e Massimiliano Allegrit dhe Igli Tares te Milani është e pasigurt, pavarësisht nëse kuqezinjtë kualifikohen në Champions League.

Gazetari pranë Milanit, Carlo Pellegatti, ka raportuar se Allegri mund të mos qëndrojë në “San Siro” përtej verës për shkak të marrëdhënieve të tendosura me me drejtorin ekzekutiv, Giorgio Furlani.

Kontrata e Allegrit skadon në qershor të vitit 2027, por marrëveshja përfshin një zgjatje automatike deri në vitin 2028 nëse kuqezinjtë kualifikohen për Champions League këtë sezon.

Tuttomercatoëeb shton se edhe Tare është nën vëzhgim, pasi investimet e mëdha të Milanit gjatë verës nuk kanë dhënë fryte, veçanërisht Christopher Nkunku dhe Ardon Jashari.

Sipas raportit, Tony D’Amico i Atalantës mbetet në objektivin e Milanit pas interesit të verës së kaluar, por klubi bergamask ende ngurron të ndahet me drejtorin e tyre sportiv.

Top Channel