Protesta e PD, Bledion Nallbati përplaset fizikisht me efektivët: Kujdes po të them se një ditë…
08/05/2026 21:09
Deputeti i PD Bledion Nallbati është përplasur fizikisht me efektivët e policisë, të cilët kanë krijuar kordon për të bllokuar marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.
Nallbati shtyn efektivin dhe i thotë të ketë kujdes sepse do t’i zbulohet fytyra një ditë.
“Kujdes po të them, kujdes se një ditë do të të zbulohet maska, hape rrugën”, dëgjohet të thotë ai.
Top Channel