Ankand për 100-vjetorin e Marilyn Monroe, ekspozohen foto të rralla dhe objekte ikonike
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit vijojnë të përshkallëzohen, teksa Garda Revolucionare iraniane ka paralajmëruar anijet ndërkombëtare të qëndrojnë të paktën 10 milje larg anijeve luftarake amerikane që ndodhen në zonë.
Në një mesazh të transmetuar në kanalin radiofonik të përdorur nga anijet për komunikime emergjente, një zëdhënës i Marinës së Gardës Revolucionare deklaroi se forcat iraniane mund t’u “japin një mësim Yankees” me raketa dhe dronë. “Ne ju këshillojmë të mbani një distancë prej të paktën 10 miljesh për sigurinë tuaj, sepse ndonjëherë duhet t’u japim një mësim Yankees”, thuhej në paralajmërim, duke ju referuar amerikaneve.
There are currently more than 70 tankers that U.S. forces are preventing from entering or leaving Iranian ports. These commercial ships have the capacity to transport over 166 million barrels of Iranian oil worth an estimated $13 billion-plus. pic.twitter.com/VBKfDwMwqJ
— U.S. Central Command (@CENTCOM) May 8, 2026
Sipas një burimi nga industria e transportit detar për CNN, iranianët u kanë kërkuar të gjitha anijeve në pjesën veriore të ngushticës të zhvendosen pranë Dubait, ndërsa në zonë janë raportuar “të shtëna të rënda” gjatë ditës së enjte.
Qendra e Operacioneve Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) deklaroi se trafiku në Ngushticën e Hormuzit mbetet “ndjeshëm i reduktuar”, ndërsa situata vazhdon të konsiderohet me rrezik të lartë për shkak të incidenteve të fundit të sigurisë dhe zbatimit të bllokadës në zonë.
Një tjetër burim nga industria iraniane e transportit detar tha për CNN se shanset për një zgjidhje diplomatike mbeten të ulëta. “Kemi shqetësime serioze se lufta mund të shpërthejë së shpejti”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se më shumë se 70 anije janë penguar të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane si pjesë e bllokadës amerikane. Sipas deklaratës, këto anije kanë kapacitet të transportojnë mbi 166 milionë fuçi naftë iraniane me vlerë rreth 13 miliardë dollarë.
Autoritetet amerikane shtuan gjithashtu se mbi 50 anije janë devijuar, ndërsa situata në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë mbetet tepër e tensionuar.
Top Channel