“Provokojnë luftë bërthamore me Rusinë”, Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi
Arjon Sulo, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, shprehet se marrja në pyetje e deputetes Sara Mile dhe hapja e hetimit për krime zgjedhore tregon shumë mbi atë që ndodh gjatë zgjedhjeve dhe ndërhyrjen e grupeve kriminale. Ai zbulon edhe zanafillën e hetimit.
“Sado që duket çështje e vogël është pikë kyçe që shpjegon fenomene absurde si ai i votimit të Miles më shumë se Balla apo Rama. Vetëm Arkend Balla në Durrës ka marrë më shumë dhe është i njëjti fenomen.
E gjithë makineria shtetërore është vënë në dispozicion të Sara Milës, janë organizata të Elbasanit, të njohura tashmë. Në burgun e Elbasanit, Mila doli me 100% të votave. Kjo që ka bërë SPAK është gjë e vogël fare, është shumë e vështirë të vërtetojmë krimin zgjedhor nga ndihma ekonomike, ne vetëm këtë dimë. Po pensionet, po punët, po heqjet nga puna.
Një shtetas ka parë veten e tij në listën e ndihmës ekonomike dhe ka kallëzuar në prokurori një vit e gjysmë më parë, Sara ishte punonjëse dhe në momentin që i ka dalë emri e Prokuroria e Elbasanit ja ka deleguar SPAK-ut. Zotëria është ankuar përse e kam emrin në listë, ai ishte emigrant.
Dyshonte se ishte falsifikim dhe do ta pësonte juridikisht. Njëri ishte në morg se i kishte vdekur një i afërm, e merrnin në telefon për t’i thënë na jep fjalëkalimin që t’i japim të tjerëve ndihmën ekonomike”, shprehet Sulo.
Top Channel