Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmelarda Hasanit në detyrën e drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit. Presidenca njofton se përpara dekretimit janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit të parashikuara nga ligji për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.