“Nuk kishte asnjë armëpushim simbolik”/ Zelensky akuzon Rusinë për sulme të reja gjatë natës: Do përgjigjemi me të njëjtën monedhë

08/05/2026 11:38

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka denoncuar numrin e madh të sulmeve ruse ndaj Ukrainës gjatë natës, duke theksuar se Moska nuk tregoi asnjë përpjekje simbolike për armëpushim me rastin e festës ruse të Ditës së Fitores më 8-9 maj.

“Numri i sulmeve ruse tregon qartë se nuk pati as një përpjekje për armëpushim. Ukraina do të përgjigjet me të njëjtën monedhë edhe sot. Ne do të mbrojmë pozicionet tona dhe jetën e popullit tonë. Rusia duhet t’i japë fund luftës dhe të gjithë do ta kuptojnë këtë kur të fillojnë hapat e parë drejt paqes”, tha Zelensky në një deklaratë në X.

Sipas tij, gjatë natës ushtria ruse ka kryer mbi 140 sulme ndaj pozicioneve ukrainase në vijën e parë, me shumicën në sektorin e Slovyansk. “Ata përdorën mbi 850 dronë të llojeve të ndryshme, përfshirë FPV dhe Lancet, si dhe dronë sulmi. Dronët e zbulimit vazhduan patrullimin mbi komunitetet në vijën e frontit”, shtoi Zelensky.

Nga ana tjetër, Moska akuzoi Kievin për 1,365 shkelje të armëpushimit, duke pretenduar se Ukraina kishte dërguar 390 dronë dhe gjashtë raketa kundër territorit rus pas mesnatës, pavarësisht fillimit të armëpushimit. Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se forcat e saj iu përgjigjën “në mënyrë të njëtrajtshme” këtyre shkeljeve, duke kryer sulme hakmarrëse ndaj vendeve të lëshimit të sistemeve raketore, artilerisë dhe mortajave, si dhe duke goditur qendrat e komandës dhe pikat e lëshimit të dronëve.

Top Channel