Humbja e Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale, reagon Starmer: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, do ta çoj mandatin deri në fund

08/05/2026 10:26

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar pas rezultateve të para në zgjedhjet lokale në Britani, ku Partia Laburiste ka pësoi humbje të rënda, të cilat duket se do thellohen teksa më shumë kuti votimi vijojnë të numërohen.

“Ne bëmë një numër thirrjesh, të cilat ishin gjërat e duhura, në lidhje me stabilizimin e ekonomisë, investimin në shërbimet tona publike dhe mospërfshirjen në luftën e Iranit. Por ne gjithashtu bëmë gabime të panevojshme. Dhe puna ime tani është të përcaktoj hapat që do të ndërmarrim për të sjellë ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, tha Starmer

I pyetur nëse do të japë dorëheqjen, ai u përgjigj: “Jo. Nuk do të largohem. Ne u zgjodhëm për t’u përballur me këto sfida dhe kjo është ajo që do të bëjmë.”

“Më vjen shumë keq për kandidatët e shkëlqyer, këshilltarët e shkëlqyer, përfaqësuesit e shkëlqyer që kemi humbur, sepse e di që për ta, ata kanë dhënë kaq shumë në komunitetet e tyre, kaq shumë nga jeta e tyre në shërbimin publik. Kështu që po mendoj për to dhe po mendoj për atë që duhet të bëjmë për të rindërtuar dhe për ta çuar vendin tonë përpara”, tha kryeministri.

“Po, kam një mandat pesëvjeçar për të cilin u zgjodha. Kam ndërmend ta çoj deri në fund”,  tha Starmer kur u pyet nëse do të kandidonte sërish për kryeministër.

Top Channel