Çudia e re e Botërorit, FIFA vendos që lojtarët debutues të kenë një simboll dallues në uniformën e tyre
Bayerni i Mynihut konfirmoi këtë të premte për një dëmtim tjetër muskular të pësuar nga Alphonso Davies. Një lajm ky që ndez sirenat e alarmit te Kanadaja kur duhet pak më shumë se 1 muaj që të fillojë botërori i kësaj vere.
Kampionët e Bundesligës dolën me një komunikatë për shtyp duke bërë të ditur se mbrojtësi i majtë do që qëndrojë disa javë jashtë fushave të lojës.
Sipas të përditshmes ‘Bild’, ekzaminimet evidentuan një dëmtmim muskular në këmbën e majtë, një dëmtim që i jep fund sezonit të tij me Bayernin e Mynihut. Alphonso Davies e pësoi dëmtimin e tij gjatë ndeshjes të së mërkurës me Paris Saint Germainin në Ligën e Kampioneve. Kështu, mbrojtësi kanadez nuk do të jetë në fushën e lojës në dy ndeshjet e mbetura të kampionatit ndaj ëolfsburgut dhe Këlnit, si dhe finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Stuttgartit
E panjohura në këtë pikë është nëse ai do të mund të rikuperohet në kohë për Botërorin që do të presë vendi i tij bashkë me SHBA dhe Meksikën. Duhet parë sesi do të evoluojë situata për të mësuar nëse ai do të mund te jetë në fushë në ndeshjen debutuese të Kanadasë ndaj Bosnjes në Kupën e Botës në 12 qershor
Top Channel