“Më vjen keq për imazhin që krijuam mbi klubin”, reagon Tchouameni: U kërkoj falje të gjithëve
Legjenda e Realit të Madridit, Iker Casillas i ka idetë e qarta për trajnerin që do të donte të ishte në pankinën e Los Blancos. Një një event të Movistar të zhvilluar në prag të El Clasicos të së dielës, ish portieri i Realit të Madridit që ishte bashkë me legjendën e Barcelonës Carles Puyol, e tha hapur se do të kthente Xabi Alonson.
‘Unë do të sillja sërish Xabi Alonson në pankinë-tha Iker Casillas-për mendimin tim ishte trajneri perfekt’.
Këto orë po flitet shumë për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinho, për të cilin Iker Casillas shfaqi indiferencën e tij
‘Më pyesni për të dhe për mua njësoj është. Pata një etapë të vështirë me të, por kjo është-ishte fraza e shkurtër e ish portierit të skuadrës merengez
Reali i Madridit është përfshirë nga tensionet që ditët e fundit arritën kulmin me kacafytjen e Valverdes dhe Tchouamenit, një situatë që si Casillas ashtu edhe Puyol tentuan ta normalizojnë.
‘Mund të them se kam pasur përplasje të mëdha, edhe me miq shumë të mirë. Në një dhomë zhveshjeje ndodh gjithçka, edhe te Barcelona i kam përjetuar-tha Puyol, ndërsa Casillas u përpoq të shpjegonte këto dy vjet përçarje të Realit.
‘Gjithçka është një cikël. Tani gjërat nuk shkojnë mirë, por të gjithë jemi futbollistë, duam të fitojmë dhe me raste vijnë edhe këto momente të vështira-tha Casillas-do të them një gjë, ndonjëherë është mirë që kalojnë këto lloj situatash për të vlerësuar më pas sa mirë janë gjërat. Por Reali i Madridit është klubi më i mirë në histori e thotë FIFA dhe kjo do të thotë të jesh gjithnjë në qendër të vëmendjes’.
Edhe Puyol ka përjetuar një situatë të ngjashme te Barcelona. Pasi fitoi La Liga dhe Champions League në 2006, skuadra u përça. Të fitosh edhe pasi ke fituar gjithçka është e komplikuar. Egot mund të imponohen dhe në dhomën e zhveshjes të gjithë duhet të kuptojnë se skuadra është mbi individin. Nëse nuk e menaxhon, lindin problemet
Të dielën është El Clasico, një sfidë ku Barcelonës i mjafton edhe barazimi për t’u shpallur kampione e Spanjës. ‘Ajo që duhet të bëjnë lojtarët e Barcelonës, është të mos humbasin përqendrimin dhe që të mos shpërqendrohen nga të gjithë këto lajme-tha Puyol-po ashtu duhet të mendojnë për të fituar për të festuar La Liga’
Ndërsa Casillas foli për krenarinë që duhet të shfaqë Reali i Madridit. ‘Nëse Barcelona fiton, Reali do ta urojë-tha Casillas-por po të isha lojtar i Realit të Madridit, objektivi im do të ishte të kisha qetësinë që të paktën nuk e festuan titullin kundër nesh’
Top Channel