“Unë mund të survejohem e arrestohem, por nuk lejohem t’i drejtohem gjykatës”, Veliaj në seancën kundër prokurorit të SPAK: Po konsiderohem rrezik për drejtësinë Bashkimi Europian do të financojë një projekt për nevojat reale të komuniteteve në bashkitë e vendit si dhe rritjen e kapaciteteve teknike në administratën lokale.
Prezantimi i EU4Municipalities II u bë ditën e sotme gjatë një ceremonie në Durrës ku merrnin pjesë ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe kryeministri Edi Rama.
Diplomati i Brukselit u shpreh se ky program do të mundësojë bashkëpunimin e të gjithë bashkive në Shqipëri dhe shpjegoi rolin e tyre në këtë program.
“Ky program është shumë i prekshëm. Këtu shndërrohen politikat në përmirësime të vërtetat për jetën e qytetarëve. Në të gjithë BE janë ato që i kthejnë investimet në vepra. Më shumë se 70% e rregulloreve të BE-së do të kthehen në terren në të gjitha bashkitë. Prandaj janë të rëndësishme bashkitë. Për këtë punë na duhet dhe ky partneritet mes qeverisjes vendore dhe qendrore. Rrugëtimi europian i Shqipërisë nuk fillon vetëm në Bruksel ose Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë”, tha Gonzato.
Sipas tij “Ne duam që këtë punë ta bazojmë te sukseset e mëparshme. Bashkitë e vogla do të vendosen të parat. Asnjë bashki nuk duhet të mbetet pas. Çdo bashki duhet të ketë qasje në këtë program. Çdo bashki duhet të përfitojë nga mundësitë e BE-së. Ne duam që zgjidhjet t’i përshtatim për format përkatëse. Sfidat që përballeni ju çdo ditë, ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ne duam të nxisim bashkëpunimin ndërbashkiak. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme dhe puna e Komisionit Territorial”.
Ndërsa kryeministri Edi Rama iu drejtua kryebashkiakëve, duke u thënë “shiheni këtë si një mundësi për të shfrytëzuar kapitalin njerëzore në funksion të projekteve nga Bashkimi Europian”.
Kreu i qeverisë vuri theksin te komponenti i dixhitalizimit, për të cilin tha se diferenca mes pushtetit qendror dhe atij vendor është e madhe.
“Kemi një diferencë të papranueshme dhe të pajustifikueshme mes peshës që ka digjitalizimi në nivelin qendror dhe në shërbimet publike qendrore dhe e peshës që ka në nivelin vendor dhe në shërbimet vendore. Arsyet, e thashë, disa mbase i kuptoj, të tjera mbase nuk i kuptoj por kemi folur gjere e gjatë me ministrin dhe njëkohësisht do të flasim edhe me përfaqësinë e Bashkimit Europian, do flasim edhe me partnerët gjermanë edhe me të tjerë”, tha Rama.
Në këtë pikë ai nuk i kurseu edhe batutat.
“Megjithëse ndjesë që po e them këtë, partnerët gjermanë në digjitalizim janë mbrapa nesh. Po, akoma punojmë me faks nëpër ministri në Gjermani. E dini ju apo jo? Dhe do gjejmë, përtej shakasë, që në këtë rast është shumë më shumë se gjysma e të vërtetës, do gjejmë mënyrën për të adresuar këtë problem të digjitalizimit”.
Programi rreth 11 milionë euro zbatohet nga GIZ në partneritet me rrjetin e shoqatave të autoriteteve vendore të Europës Juglindore dhe Shoqatën Kombëtare të Bashkive. Ai synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të qeverisjes vendore, përmes investimeve në infrastrukturë, modernizimit të shërbimeve bashkiake dhe rritjes së kapaciteteve institucionale në shërbim të qytetarëve.
Top Channel