Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia merr masat, ja rrugët ku do të bllokohet lëvizja
Një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin që përfundoi tragjikisht me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, është vetëdorëzuar në polici.
Bëhet fjalë për Kostandin Vogli, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarë.
Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi rezultonte i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Gjatë qëndrimit në spital, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërsa pritet të transferohet drejt spitalit të Vlorë për mjekim më të specializuar, por edhe për arsye sigurie.
Sipas dyshimeve paraprake, Kostandin Vogli dyshohet të ketë qenë personi që kishte konflikt me 50-vjeçarin Tori Ruci.
Hetuesit dyshojnë se pas përplasjes ai ka thirrur disa miq të tij, pasi kishte konstatuar praninë e Rucit në lokalin e Rexhep Ismaili në Gjashtë.
Top Channel