“Unë mund të survejohem e arrestohem, por nuk lejohem t’i drejtohem gjykatës”, Veliaj në seancën kundër prokurorit të SPAK: Po konsiderohem rrezik për drejtësinë Në Gjykatën Administrative shqyrton padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.
Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.
Plarent Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP.
Ai thotë se nga vetë zhvillimi i procesit gjyqësor dhe provat e administruara deri tani, rezulton se Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime reale mbi plotësimin e kushteve ligjore për emërimin e tij.
Top Channel