“Unë mund të survejohem e arrestohem, por nuk lejohem t’i drejtohem gjykatës”, Veliaj në seancën kundër prokurorit të SPAK: Po konsiderohem rrezik për drejtësinë
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar që gjyqi në Administrative për padinë e kryebashkiakut ndaj prokurorit Ols Dado, të transmetohet live.
Mbrojtja e Dados kërkoi që kjo kërkesë të rrëzohej, duke u shprehur se cenohet karriera e të paditurit, ndërsa Ndreca tha se Kushtetuta përcakton lirinë e medias.
“E drejta e çdo qytetari për të qenë në një seancë gjyqësore, për të pasur sytë nga një seancë gjyqësore, është një parim kushtetues që nuk mund të cenohet. Kushtetua përcakton të drejtën e lirisë së medias. Bëhet fjalë për një akt administrativ nga pala e paditur, por nuk tregoi çfarë cenohet nga ky akt”, tha ndër të tjera avokati Ndreca.
Trupa gjykuese, pasi u tërhoq për të marrë vendimin, vendosi të mos transmetohet live, ndërsa gazetarët do të jenë të pranishëm.
Ndërkohë, është dorëzuar në gjykatë kërkesa për rregullimin të ndërgjyqësisë pasi Veliaj ka bërë paditur edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
KLP i ka bërë parashtrimet gati si palë e paditur dhe seanca do të vijojë normalisht.
“Do bëjmë parashtrimet tona dhe do shoh prapësimet e palës së paditur, KLP-së”, tha Ndreca.
Top Channel