Cristiano Ronaldo jr, drejt Evropës; PSG, Real Madrid, Bayern dhe 3 klube italiane të interesuara

08/05/2026 21:41

Cristiano Ronaldo është gati të kthehet në Evropës dhe nuk bëhet fjalë për yllin botëror që aktualisht është në radhët e Al Nassr, por për djalin e 41 vjeçarit, Cristiano Ronaldo Junior.

I lindur në vitin 2010, adoleshenti po spikat te skuadrat e moshave të klubit arab dhe sipas tabloidit ‘The Sun’, adoleshenti ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve të rëndësishme evropiane.

Mes tyre, në gjurmët e Ronaldo Jr janë edhe skuadrat me të cilat ka luajtur edhe babai i tij(Sporting Lisbonë, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus), por edhe Paris-Saint Germain dhe Bayern Mynih. Në Itali përveç bardhezinjve, për Cristiano Ronaldo Junior kanë shfaqur interesin e tyre edhe Inter e Atalanta. Djali i talentuar i Cristiano Ronaldo, fitues i Botërorit U17 në muajin nëntor, mund të heqë dorë nga mundësia për të luajtur përkrah babait të tij për t’u rritur në Evropë.

Por familja  e tij për momentin, nuk duket se është në favor të kësaj ideje pasi kanë frikë se krahasimet me CR7 në kompeticionet në Evropë mund ta vendosin nën një presion tëpër të madh.

Top Channel