Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë me gazetarët, pak orë përpara protestës së radhës të opozitës.
Ai u shpreh se vala e protestave të opozitës nuk do të ndalet deri sa të arrihet qëllimi i tyre.
“Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë gjer në realizimin e qëllimit tonë.
Shpallja jonë se jemi në kilometrin e fundit, shënon gjithashtu detyrimin tonë për ta përshkuar me çdo çmim dhe çdo kusht këtë kilometër gjer në fitore.
Janë këta hajdutë, të cilët në mënyrë absolute nuk duan kurrë integrimin, por duan vjedhjen dhe pasurimin e tyre me vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve.
Ndaj dhe protestat janë zëri i vetëm më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë, i shqiptarëve që nuk pajtohen me këtë situatë”, u shpreh Berisha.
Top Channel