Policia ‘gardh’ në Bulevard, protestuesit shtyjnë fizikisht efektivët, hidhet sërish ujë dhe gaz lotsjellës
08/05/2026 20:55
Protestuesit e PD kanë nisur përplasjet fizike me efektivët e policisë.
Këta të fundit kanë krijuar kordon në Bulevard, në mënyrë që të mos i lejojnë të marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme, pasi leja nga policia ka qenë për protestë vetëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ndërkohë për t’i s’mbrapsur, vijon hedhja e ujit me presion dhe gaz lotsjellës.
Top Channel