E papritur, mbrojtësi gjerman tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur në moshën 30-vjeçare
Bayern Munich ka nisur zyrtarisht bisedimet me Newcastle Upër një lëvizje surprizë të sulmuesit anglez Anthony Gordon.
Sipas raportimeve të Sky Sports, bisedimet direkte mes klubeve për një transferim të mundshëm janë tashmë në zhvillim.
SunSport ka shtuar se kampionët gjermanë janë optimistë se mund të mposhtin konkurrencën e Premier League për të siguruar Gordonin.
Lojtari, i cili shpreson të luajë në Kupën e Botës, ka kontratë me Newcastle deri në 2030, pas një zgjatjeje të nënshkruar në tetor 2024. Në sezonin e tij të parë të plotë në veri-lindje të Anglisë, Gordon shënoi 11 gola dhe dha 15 asistime në Premier League, që ishte rekordi i tij personal.
Sezonet pasuese kanë qenë më të paqëndrueshme, me vetëm 6 gola në ligë sezonin e kaluar dhe 6 edhe këtë sezon, por kjo nuk ka penguar interesin e klubeve europiane për ta marrë me një çmim më të ulët.
Raportohet gjithashtu se drejtuesit e Barcelonës kanë takuar agjentin e Gordon për të diskutuar një transferim të mundshëm, por biseda mes klubeve nuk kanë nisur ende, pasi e ardhmja e sulmuesit mbetet e pasigurt.
Top Channel