Hedhja e lëndëve piroteknike, molotovit dhe gurëve drejt tyre, tre efektivë policie përfundojnë te Trauma, lëndohet edhe një protestues
Një i ri nga Lezha ka tentuar të futet në sheshin “Skënderbej”, por fatmirësisht ngjarja është parandaluar. Incidenti raportohet të ketë ndodhur para dy ditësh, por vetëm së fundmi detajet janë bërë publike.
Mësohet se personi në fjalë, në timonin e një makine pa targa, është futur në pjesën mes Muzeun Kombëtar dhe 15-katëshit, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë Bashkiake, të ndodhur në vendngjarje.
Pavarësisht urdhrit të policisë për tu kthyer, ai ka tentuar të avancojë, por siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, është përplasur me gurët e mëdhenj që janë të vendosur në atë pjesë të hyrjes së sheshit.
Më pas shoferi është nxjerrë me forcë nga makina dhe është arrestuar, duke shmangur një rrezik të mundshëm për personat që ndodheshin në shesh. Dyshimet e para janë se i riu nga Lezha mund të ketë edhe probleme të shëndetit mendor.
Top Channel