Rikthim i papritur, Suarez shprehet i gatshëm për Botërorin, 18 muaj pasi u tërhoq nga kombëtarja
Java e 36 e Serie A u hap me fitoren e Torinos që konfirmohet si një skuadër solide me trajnerin D’Aversa në pankinë. Skuadra granata arriti të mposhtë me përmbysje Sassuolon me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikët e kësaj përballjeje.
Të dyja skuadrat e nisën me sulm ndeshjen, por shënjestra nuk ishte ajo e duhura, Njie goditi tramversën, ndërsa Pinamonti e Laurentie shpërdoruan mundësi të mira. Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe Torino e mbylli më mirë pjesën e parë duke iu afruar golit me Simeonen dhe Pratin. Në fillimin e pjesës së dytë, Sassuolo e befasoi Torinon teksa shënoi në minutën e 51 me Thorsvedt pas një asisti të Lipanit.
Por Torino reagoi dhe me hyrjen në fushë të Duvan Zapatës iu afrua golit: tramversë e Simeones dhe shans i artë për kolumbianin. Në minutën e 66, ishte pikërisht Simeone ai që barazoi shifrat në 1-1 me sulmuesin që gjeti rrugën e rrjetës për të 5 ndeshje radhazi. Vetëm 4 minuta më vonë, Torino përmbysi gjithçka me Pedersen pas një krosimi të Zapatës duke e çuar rezultatin në 2-1 që është edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes me skuadrën granata që shkon në 44 pikë, ndërsa Sassuolo mbetet me 49.
Top Channel