Tenisi botëror në ditët e fundit është përfshirë në polemika të forta teksa emrat më të rëndësishëm të tij kanë kërcënuar të bojkotojnë turneun e dytë Grand Slam të vitit për shkak të shpërblimit financiar të vendosur nga organizatorët.

Për te kuptuar se përse emra të tillë si Jannik Sinner, Aryna Sabalenka dhe emra të tjerë të mëdhenj kanë nënshkruar një letër të ‘flaktë’ kundër organizatorëve të turneve Grand Slam, është e nevojshme që të shihet përtej shifrave të akorduara për fituesit. Tenisi po përjeton momentin e pasurisë së maksimizuar, por protagonistët ndjejnë se marrin vetëm thërrimet e një shpërblimi prej miliardash.

Polemika nuk lind se shpërblimet janë në nivelin më të ulët në mënyrë absolute(të fitosh një turne Grand Slam, gjithsesi të ndryshon jetën), por për përqindjen e të ardhurave që iu destinohet lojtarëve e mbiquajtur ‘Revenue Share’.

Të katër turnetë më të rëndësishëm të botës(Australian Open, Roland Garros, ëimbledon e US Open) gjenerojnë të ardhura me miliona kryesisht nga të drejtat televizive dhe sponsorët. Megjithatë, ndërsa në Turnetë Masters 1000(si Roma apo Indian ëells apo Montecarlo), lojtarëve iu shkon 22% e të ardhurave, ndërsa në turnetë Grand Slam, kjo kuotë bie ndjeshëm. Psh, në Roland Garros, edhe pse parashikohen të ardhura 400 milionë euro për 2026, kuota e shpërblimit është nën 15%. Një problem që është nxitur edhe më shumë nga dakti që turnetë po fitojnë gjithnjë e më shumë(+14% në vitin e fundit), por me përqindjen që shkon në llogaritë e atyre që zbresin në fushën e lojës që po bie(nga 15.5% në 14.9%). 

Top Channel