Lionel Messi përgatitet për atë që mund të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij. Por kur duhet edhe pak më shumë se 1 muaj nga fillimi i eventit, parashikimet e tij do të diskutohen shumë.

Edhe pse e ka pranuar se të gjithë te Argjentina do të shkojnë të gjithë për të fituar trofeun, jo gjithçka është kaq pozitive dhe te kapiteni i skuadrës Albiceleste ka disa dyshime.

Për sulmuesin e Inter Miami, situata nuk e vendos Argjentinën mes favoritëve për të fituar Botërorin e këtij viti. Sipas tij, skuadra kampione e botës niset  bashkë me pretendentet e tjera për triumfin, por nuk është në të njëjtat kushte me to. ‘Përpara nesh ka skuadra të tjera favorite që vijnë në një nivel më të lartë-tha Lionel Messi në një intervistë me gazetarin e njohur si Pollo Alvarez-kjo Argjentinë gjithnjë do të shkojë të japë maksimumin siç ka bërë që kur është ky grup i bashkuar’

Pas suksesit në Katar, Messi pranon se tani gjërat janë ndryshe. Mbrojtja e titullit mendohet e komplikuar dhe jo vetëm për historinë. Diferenca që sheh Messi me pjesën tjetër mund të jetë ajo që do të bëjë diferencën edhe në botëror. ‘Franca është sërish shumë mirë, ka shumë futbollistë të një niveli të lartë-shtoi Messi-Spanja, Brazili që prej pak kohësh nuk është në momentin e tij më të mirë, gjithnjë është kandidat dhe ka lojtarë për të luftuar në të gjitha kompeticionet zyrtare’.

Argjentinasi nuk harron të lërë pa përmendur as Portugalinë e Cristiano Ronaldos, Gjermaninë e ëirtz apo Anglinë e Bellingham. ‘Gjermania, Anglia fuqitë e mëdha, Portugalia ka një kombëtare shumë kompetitive dhe shumë të mirë’-shtoi Lionel Messi që nuk e përjashtoi mundësinë e ndonjë surprize në këtë kompeticion

‘Dhe më pas gjithnjë del ndonjë surprizë-shtoi numri 10 i Argjentinës. Mundet që ndonjë kombëtare të jetë zbulim i këtij edicioni, Maroku, Ekuadori…kush e di. Gjithçka mund të ndodhë, por Argjentina nuk shihet si favoritja kryesore nga kapiteni i saj.

Top Channel