Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph”
Nicolas Otamendi dhe Moises Caicedo pritet të festojnë. FIFA do të bëjë të ditur shumë shpejt amnistinë për të dy futbollistët në mënyrë që të debutojnë në Botërorin e kësaj vere me Argjentinën dhe Ekuadorin.
Sipas medias argjentinase vendimi do të jepet pas kërkesës së bërë nga Federata Argjentinase dhe ajo Ekuadoriane për anulimin e sanksionit
Si Otamendi ashtu edhe Caicedo për momentin nuk mund të debutojnë me kombëtaret e tyre respektive ndaj Alegjerisë dhe Bregut të Fildishtë pasi u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjet e fundit të Argjentinës dhe Ekuadorit në kualifikueset e botërorit të zonës së Amerikës Latine, një fakt ky që i linte ata jashtë fushave për ndeshjet e para të turneut të kombëtareve të tyre respektive.
Por pavarësisht kësaj, qeveria e futbollit botëror ka vendosur të ndryshojë qëndrim në mënyrë që këta futbollistë të mund të jenë në ndeshjen debutuese të skuadrave të tyre në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Top Channel