Top Channel/ Trump:” Irani është në prag kolapsi financiar”, ekspertët: Presidenti po “blen kohë”!
22/04/2026 12:13

Donald Trump është i bindur se Iranit po i shterojnë burimet financiare. “Nuk kanë më para, prandaj duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë. Po humbasin 500 milionë dollarë në ditë. Ushtarët dhe policia iraniane ankohen se nuk po paguhen”, ka shkruar ai në Truth Social. Komentet erdhën pak pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi t`i japë Republikës Islamike më shumë kohë për një zgjidhje përmes negociatave dhe e zgjati në mënyrë të papritur armëpushimin. Trumpi këtë e bëri të ditur vetë po përmes Truth Social, ku sqaroi se me kërkesë të Pakistanit ai nuk do të japë urdhër për sulme derisa udhëheqja iraniane të paraqesë një propozim dhe bisedimet të përfundojnë. Toni në këtë postim ishte dukshëm më i butë: pa kërcënime të reja, pa fyerje, ndërkohë që vetëm një ditë më parë kishte paralajmëruar se ushtria ishte gati për veprim nëse nuk do të arrihej një marrëveshje. "Nuk kemi shumë kohë,” tha Trump për kanalin CNBC. "Unë supozoj se do të bombardojmë, pasi kjo është një pikënisje më e favorshme.” Sipas tij, ushtria mezi pret të ndërhyjë. Megjithatë në një nga pengesat kryesore për bisedimet nga këndvështrimi iranian, Trump nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të vazhdojë bllokimine ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë botërore, për anijet që vijnë nga portet iraniane ose që janë në drejtim të tyre. Analistët mendojnë se me zgjatjen e armëpushimit, Trump në fakt po blen kohë për një arritjen e një marrëveshjeje paqeje më të qëndrueshme, teksa një zgjidhje e shpejtë e këtij konflikti, sipas BBC, për momentin duket e paarritshme.

Top News-Garda Revolucionare terrorizon Hormuzin/ Sulmon 3 anije në ngushticë, ekuipazhet të sigurta
22/04 13:23
Top News – Irani tregon ‘kartat e reja’ / Rojat revolucionare, raketat ‘parakalojnë’ në sheshe
22/04 13:21
Top Channel/ Trump:” Irani është në prag kolapsi financiar”, ekspertët: Presidenti po “blen kohë”!
22/04 12:13
Top Channel/ Vrasja e vëllezërve shqiptarë në Malin e Zi, arrestohet autori: E denoncoi e ëma!
22/04 12:12
Top Channel/ Britani, duhani do dënohet me ligj: Të lindurit pas 2008, nuk do të blejnë dot më!
22/04 12:12
Top Channel/ Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime nga maji deri në tetor!
22/04 12:12
Top Channel/ Vetëm 6 javë rezerva: BE, paketë masash për krizën e karburantit të avionëve!
22/04 12:12
Top News – Ushtria Amerikane ka mbaruar raketat / CNN: S’ka me çfarë të luftojë nëse nis një luftë
22/04 11:35
Top News – 10 shkencëtarë amerikanë të zhdukur / Kryenin kërkime ‘të ndjeshme’, nis hetimi federal
22/04 11:30
Top News – Raketat ruse fluturojnë mbi Çernobil / Ukraina në alarm: Rrezik aksidenti bërthamor
22/04 11:22
Top News – Lufthansa shkurton 20 mijë fluturime, s’mund të përballojë koston e shtuar të karburantit
22/04 11:15
Top News – BE e pushtuar nga emigrantët / Regjistrohet numër rekord në 2025, 64,2 milionë
22/04 11:10
Top News – Trump ‘fiton kohë’ në Iran / Zgjat armëpushimin por mban në fuqi bllokadën detare
22/04 11:00
Top News- Anija greke sulmohet nga Garda Revolucionare/ U godit në Ngushticë, Teherani: Injoroi …
22/04 10:58
Top News – Shpërblim për çdo ‘kokë’ emigrant. Meloni, bonus për avokatët që dëbojnë klientët
22/04 09:30
Top News – ‘Trumpit i janë ndaluar kodet bërthamore’. Ish agjenti i CIA-s rrëfen përballjen me…
22/04 09:29
Top Channel/ SHBA-Iran, zgjatet armëpushimi, Trump: Nuk do të ketë sulme
21/04 23:41
Top Channel/ Gazetari rus i thotë “Fashiste”, reagon Meloni: Papagall i Putinit
21/04 23:15
Top Channel/ Irani ende i pavendosur për të dërguar në Islamabad delegacionin për paqe
21/04 23:00
Top Channel/Avioni amerikan me 159 pasagjerë bën ulje emergjente, shkak alarmi për një bombë në bord
21/04 22:59