Një propozim i Kryeministres Giorgia Meloni për të ndryshuar ligjin e emigracionit ka shkaktuar debate në Romë dhe Bruksel. Zyrtarë të BE dhe organizata e shoqata të mbrojtjes së të drejtave të njeriut i konsiderojnë ndryshimet e propozuara si antihumane. Projektligji i Melonit parashikon që të dëmshpërblejë çdo avokat që bind klientët e tij emigrantë të paligjshëm që të heqë dorë nga kundërshtimi i deportimit nëpër gjykata dhe të rikthehet vullnetarisht në vendin e origjinës.