Irani ende nuk ka marrë një vendim për dërgimin e një delegacioni në Islamabad për një raund të ri bisedimesh me Shtetet e Bashkuara këtë javë, deklaroi për BBC zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei. Ai shprehu shqetësim për atë që e cilësoi si bllokadë detare të porteve nga SHBA-ja, sekuestrimin e një anijeje iraniane, si dhe kërcënimet e presidentit Donald Trump për të goditur infrastrukturën e Iranit.