Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 5 të plagosur
14/11/2019 19:37

Një tjetër sulm me armë zjarri në një shkollë në shtetet e bashkuara. Të paktën pesë vetë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në oborrin e një gjimnazi në Kaliforni, një prej të cilëve humbi jetën në spital. Dy nga të plagosurit e tjerë, janë sipas mjekëve në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Saugus në Santa Clarita, në veri të Los Angelosit, pak minuta para se mësimi të fillonte. Policia e përshkroi autorin si një mashkull aziatik, i veshur me të zeza dhe konfirmoi se ai ishte ndaluar. Sipas LA Times, bëhet fjalë për një 15 vjecar. Shkolla, bashkë me ambjentet përreth u izoluan. Imazhet video nga helikopterët tregonin oficerët e policisë përreth shkollës dhe të plagosurit që largoheshin me ambulanca. Në 2018, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë regjistruar tetë raste të ngjashme me viktima në shkolla; në total, viktimat kanë qenë 30. Ndërsa në tetë muajt e parë të 2019, në SHBA ka patur 283 sulme me armë zjarri, ose të shtëna në masë, që klasifikohen rastet në të cilët ka të paktën katër të plagosur, përjashtuar autorët e sulmit. Shumë shkolla në shtetet e bashkuara kanë kryer stërvitje për rastet e sulmeve me armë zjarri në vitet e fundit. Sipas Washington Post, më shumë se 230 mijë të rinj janë përballur me dhunë me armë zjarri në shkolla që nga masakra në shkollën Columbine, në Kolorado, në 1999.

Top Channel/ SHBA sërish sanksione Rusisë! Të përfshirë qindra kompani, përfshirë ato me bazë…
01/05 22:56
Top News/ Shkuan për të parë kafshët por u bllokuan nga përmbytjet, turistët për pak e pësojnë
01/05 22:53
Top Channel/ Përmbytjet në Brazil, tetë të vdekur e 21 të zhdukur nga reshjet e mëdha
01/05 21:59
Top Channel/ Netanyahu s’pranon këshillën për t’i dhënë fund luftës, Turqia e padit për gjenocid
01/05 21:58
Top Channel/ Kanceri i gjirit tek gratë dhe vajzat,ekspertët:Mamografia të nisë në moshën 40 vjeçare
01/05 21:22
Top Channel/ Protestat në SHBA, “dhunë e tmerrshme në kampuse, situata jashtë kontrollit!”
01/05 20:53
Top Channel/ “Pajisjet e shkatërruara të armikut”! Kremlin, ekspozitë me armët e kapura në Ukrainë
01/05 20:48
Top Channel/ Vrau para fëmijëve partneren që kërkoi të ndahej sepse e tradhtonte, burgoset britaniku
01/05 19:02
Top Channel/ Babai që humbi vajzën në Kanalin Anglez rrëqeth me deklaratën: Tentova ta shpëtoja…
01/05 19:01
Top Channel/ Humb jetën 7-vjeçarja irakiane, u shtyp në barkën e tejmbushur me refugjatë në La Mansh
01/05 18:44
Top News/ Gaza më shumë dëme se Ukraina. UNMAS: Janë shkatërruar 65 për qind e ndërtesave
01/05 18:34
Top Channel/ Azilkërkuesi i refuzuar paguhet 3.000 paundë nga Britania për të shkuar në Ruanda
01/05 18:34
Top News/ 1 Maji ditë revolte, punëtorët “pushtojnë” sheshet në Argjentinë
01/05 18:20
Top News/ Protestuesit përplasen me policinë në Francë, revolta në ditën e punëtorëve
01/05 18:17
Top News/’Momenti Oppenheimer’ i Inteligjencës Artificiale/Njerëzimi të veprojë para se të jetë vonë
01/05 17:04
Top News/ Tanket ‘ndezin motorët’, gati pushtimi / Pritet vetëm ‘drita jeshile’ për sulmin në Rafah
01/05 17:03
Top News/ Denocimi I Këshillit të Refugjatëve/ Fëmijë të pambrojtur mund të përfundojnë në Ruandë
01/05 15:31
Top News/ Tanket ‘ndezin motorët’, gati pushtimi / Pritet vetëm ‘drita jeshile’ për sulmin në Rafah
01/05 15:07
Top Channel/ Protestat në SHBA, BBC: Dhunë e tmerrshme në kampuse, situata jashtë kontrollit!
01/05 14:59
Top Channel/ Bota, 1 maj protestash: Thirrje për kushte më të mira pune, dhunë në Stamboll!
01/05 14:58