Top Channel/ Humb jetën 7-vjeçarja irakiane, u shtyp në barkën e tejmbushur me refugjatë në La Mansh
01/05/2024 18:44

Një vajzë shtatë-vjeçare raportohet se është viktima më e fundit që vdes në duart e trafikantëve që ngjeshin emigrantët ilegalë në barkat e nisura nga veriu i Francës. Babai saj që e pa teksa po shtypej për vdekje në barkën e mbushur me refugjatë, tha se “nuk do t’ia falë kurrë vetes”, shkruan e përditshmja Daily Mail. 41 vjeçari Ahmed Alhashimi, e gjeti vetën të bllokuar në gomonen e e tejmbushur me njerëz nga trafikantët, teksa nuk merrte dot frymë dhe thërriste për ndihmë, para se gomonia të përmbysej, pak pasi u largua nga brigjet e Calais mëngjesin e të martës. Ai raportohet se tha për rrjetin BBC se ishte përpjekur të mbante dorën e bijës së tij Sara mes panikut në rritje por e humbi atë dhe rrjedhimisht ajo u shkel për vdekje nga njerëzit. “Pashë njerëz që vdisnin, pashë sesi silleshin, ata nuk donin t’ia dinin se ku shkelnin, një fëmijë apo një dorë njeriu, i ri apo i vjetër”, tha Ahmed i përlotur, sipas Daily Mail. “Nuk arrita ta mbroj dot, deti ishte e vetmja zgjidhje që kisha”, shtoi ai. Ahmed, një iraken që jeton në Evropë prej 14 vjetësh, tregoi më pas se prej disa vitesh ka kërkuar azil në Evropë por gjithmonë është refuzuar. Pesë njerëz, duke përfshirë dhe të voglën Sara, u shtypën për vdekje ose humbën jetën nga asfiksia në barkën që u përmbys pranë Boulogne-sur-Mer, në veri të Francës. Mjeti raportohet se ishte tejmbushur me më shumë se 110 refugjatë nga trafikantë mizorë që kërkojnë shuma zhvatëse për kalimin drejt Anglisë, pa konsiderate per jetën njerezore. Kur barka u nxorr në breg nga zyrtarët francezë Sara kishte vdekur. Ajo lë pas pjesën tjetër të familjes, babanë Ahmed, gruan e tij Nour Al Saeed dhe dy fëmijë të tjerë 13-vjeçarin Rahaf dhe tetë vjeçarin Hussam. Ahmed është iraken kurse e ndjera Sara kishte lindur në Belgjikë dhe kishte jetuar shumë kohë në Suedi. Ahmed tha për rrjetin BBC se jetonte prej 14 vitesh në BE ndërsa vitet e fundit fëmijët e tij i kishte lënë me të afërm në Suedi. Eva Jonsson, mësuese suedeze e shkollës së Sara në Udevalla, e përshkruante të ndjerën si një vajzë të dashur dhe në një lidhje me BBC, shprehte keqardhje të thellë për tragjedinë. /DailyMail/ Pamjet: AFP

Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43