Top Channel/ Protestat në SHBA, “dhunë e tmerrshme në kampuse, situata jashtë kontrollit!”
01/05/2024 20:53

Protestues rivalë janë përleshur ashpër në kampuset universitare në Los Anxhelos vetëm pak orë pasi policia ndërhyri për të bllokuar një protestë të ngjashme në Nju Jork. Në Universitetin e Kalifornisë UCLA, zëvendëskancelarja Mary Osako e cituar nga BBC, foli për akte të “tmerrshme dhune në ambjentet e tij” e u shpreh se universiteti “bëri menjëherë thirrje për zbatimin e ligjit”. Pamjet në internet tregonin kundër-demonstrues të maskuar të cilët mbështesnin Izraelin duke sulmuar kundërshtarët e tyre me shkopinj e duke tentuar të shkatërrojnë barrikadat. Më herët, në universitetin e Columbias në Nju Jork, policia arrestoi protestuesit gati 24 orë pasi ata pushtuan një ndërtesë akademike. Oficerët e NYPD hynë në goditën në fjalë, Hamilton Hall, përmes një dritareje të katit të dytë. Shtëpia e Bardhë i dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në Gazë dhe marrjen nën kontroll të ndërtesës e cilësoi si “qasjen e gabuar’. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pohoi se Shtëpia e Bardhë po i vëzhgon me kujdes protestat në rritje në universitetet amerikane, të cilat janë mbërthyer nga protestat për luftën në Gaza me studentët që insistojnë për bojkot të kompanive dhe individëve që kanë lidhje me Izraelin. Megjithatë, edhe pse presidenti në SHBA ka autoritet gjithëpërfshirës për të aktivizuar Gardën Kombëtare, Kirby tha se një veprim i tillë nuk po diskutohet momentalisht. Pamjet: AFP

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13