Top Channel/ Babai që humbi vajzën në Kanalin Anglez rrëqeth me deklaratën: Tentova ta shpëtoja…
01/05/2024 19:01

Babai irakian që humbi vajzën e tij shtatëvjeçare javën e kaluar në Kanalin Anglez në përpjekje për të shkuar në Britani, ka folur për BBC për humbjen e tij tragjike, duke thënë se “nuk do ia fal kurrë vetes”. Ahmed Alhasimi kishte hipur në gomone me gruan dhe tre fëmijët e tij në jug të Calais, më 23 prill, me qëllim që të kalonin ilegalisht në Britani. Pak para nisjes, një grup migrantësh nxituan të hipnin në varkën tashmë të mbingarkuar. Momentet që pasuan ishin makth dhe rezultuan që 7-vjeçarja Sara dhe 4 persona të tjerë të shkeleshin për vdekje. “Po i kërkoja të lëviznin që të shpëtoja fëmijën tim”, thotë sot 41-vjeçari për të riun sudanez, i cili ishte mes grupit të emigrantëve që hipën në varkë në minutën e fundit, duke shkaktuar tragjedinë. Megjithatë, ai fillimisht e injoroi dhe më pas e kërcënoi. “Ne pamë njerëz të vdisnin. Unë pashë se si silleshin këta njerëz. Nuk u interesonte kë shkelnin, fëmijë, i ri apo i moshuar. Njerëzit filluan të mbyten”. Megjithëse Ahmedi është irakian, vajza e tij nuk kishte shkelur kurrë në Irak . Ajo kishte lindur në Belgjikë dhe pjesën më të madhe të jetës së saj të shkurtër e kaloi në Suedi. Alhasimi përshkroi për rrjetin britanik përpjekjet e tij për të shpëtuar vajzën e tij, trupi i së cilës ishte bllokuar në varkën e mbipopulluar, duke iu lutur emigrantëve të tjerë që ta ndihmonin. Gruaja e tij, Noor Alsaid, dhe dy fëmijët e tjerë, Rahaf 13-vjeçar dhe Hussam 8-vjeçar, ishin gjithashtu të bllokuar, por mund të merrnin frymë. Sipas BBC , familja e Alhasimit kishte mbërritur në Calais dy muaj më parë dhe kjo ishte hera e katërt që ata tentonin të kalonin Kanalin anglez. Në raste të mëparshme, policia lokale kishte ndërhyrë dhe i kishte penguar. Kësaj radhe trafikantët, të cilët paguhen 1500 euro për çdo pasagjer të rritur në varkat e tyre dhe rreth gjysmën për çdo fëmijë, u kishin premtuar atyre se varka do të transportonte vetëm 40 persona, kryesisht irakianë. “Pashë kokën e saj në cep të varkës. Ajo ishte e mavijosur. Ajo ishte tashmë e vdekur kur e nxorëm jashtë. Ai nuk po merrte frymë”, thotë burri irakian duke qarë. Familja e Ahmedit sot mbetet në Francë në pritje të lejes për të varrosur Sarën. Ai sot po i përgjigjet kritikave se ka vënë në rrezik familjen e tij për të hyrë ilegalisht në Britani. “Nuk do ta fal kurrë vetes. Por deti ishte zgjedhja jonë e vetme. Nuk doja të ndodhte por më mbaruan opsionet. Njerëzit më fajësojnë mua dhe më pyesin se si mund t’i vë në rrezik vajzat e mia. Por unë kalova 14 vjet në Evropë dhe ata më refuzuan ”, thotë 41-vjeçari. 41-vjeçari pretendoi se Belgjika refuzoi t’i jepte azil sepse Basra , vendlindja e tij në Irak, konsiderohet një zonë e sigurt. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55