VLORË-Një aksident ka ndodhur përgjatë bulevardit Ismail Qemali në Vlorë. Një motor i cili shpërndante pica ka aksidentuar një person rreth të 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit ashtu si drejtuesi i motorit edhe këmbësori kanë marrë plagë dhe janë shoqëruar në spital. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.