Pas pauzës së ndeshjeve eliminatore të kombëtares, kampionati shqiptar rikthehet me javën e 26-të të tij me përballje mjaft interesante. Sigurisht që kjo periudhë pushimi, i ka shërbyer për të marrë disi frymë nga ngjeshja e ndeshjeve dhe të jenë gati për sprintin final të sezonit. Ditën e shtunë Vllaznia kryesuese do të presë Partizanin që e ndjek nga pas nga shumë afër.