E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit "banale", por dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël dhe tinzarë. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë "madhështinë" e demonëve, sipas saj: janë teknikë, që i ngjasojnë sho-shoqit dhe na ngjasojnë.