Rëndimi i trafikut nga fillimi i punimeve në sheshin “Skënderbej” do të lehtësohet shpejt nga Unaza e Vogël e Tiranës. Ajo mbahej peng nga nënstacioni elektrik mbrapa 15-katëshit, por qeveria vendos largimin brenda javës. Kryetari i Bashkisë, Veliaj, kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për trafikun e rënduar por tha se punimet do të vazhdojnë.