TopNews-‘Trinomi’, si u vunë në pranga zyrtarët e OSHEE/Pjesë e bandës që kultivonte drogë në shtëpi
24/03/2022 10:27

Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia e Kurbinit, ku dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Operacioni policor i koduar "Trinomi" vuri në pranga Dean Gegën 28 vjeç si dhe Xhovan Ndrecën, 53 vjeç, me detyrë faturist pranë OSHEE Kurbin. Nga ana tjetër, shtetasi Ylli Pali, 24 vjeç është shpallur në kërkim. Policia bëri me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëti tjetrin, katin e parë të një banese në Fushë Milot e kishin përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba, si dhe gjatë kontollit u gjet një sasi lënde narkotike. Gjithashtu, në këtë banesë u evidentua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe ndërtimi pa leje i një dhome shtesë. Policia sekuestroi 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, 2 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për kultivimin e bimëve narkotike etj. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë vijon puna nga ana e autoriteteve për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56