Gjatë të gjithë protestave numri një i policisë së shtetit Skendër Hitaj ka qenë në terren duke koordinuar forcat policore. Pikërisht për këtë në komisionin parlamentar të Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes deputetët e opozitës duke i përmenduar atë që e quajtën dhunë policore i kërkuar dorëheqjen. Por drejtori i përgjithshëm i policisë nuk i dha një përgjigje me fjalë por me gjuhën e trupit.