Pas fazës së parë ku u miratua harta e re me 46 bashki, Komisioni i Reformës Administrativo-Territoriale ka nisur punën këtë të hënë për fazën e dytë. Kjo fazë, sipas kryetarit të këtij Komisioni, Arbjan Mazniku, do të ketë katër kolona pune: qeverisja, funksionet, financat dhe realizimi. Është e rëndësishme të përmend parimin e gjithëpërfshirjes. Një reformë që prek në mënyrë të qenësishme arkitekturën e shtetit nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse ndërtohet nga një palë e vetme. Ftesa është e hapur sot për të gjithë kohëzgjatjen e komisionit, për opozitën që i kërkojmë të zërë vendet sot dhe në çdo mbledhje sipas miratimit të komisionit dhe do të ketë gjithë hapësirën e saj