21 masa administrative u vendosën nga policia në protestën e zhvilluar të dielën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Një grup protestuesish u mblodh para kryeministrisë duke kërkuar edhe njëherë largimin e kryeministrit Edi Rama. Por polica, duket se nuk po I kursen më, pasi sipas uniformave blu, ata penguan qarkullimin e mjeteve të transportit duke mos u larguar pavarësisht thirrjeve me megafon të bëra nga efektivët.