Dy vite burg ka kërkuar Prokuroria e Posaçme antikorrupsion për kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, nga dy vite që kërkon SPAK, në aplikim të gjykimit të shkurtuar ulet në 1 vit e 4 muaj burg dhe në përfundim pezullim dënimi me kusht, shërbim prove për 4 vite. Mbrotja e kryebashkiakut ka deklaruar se nuk provohet fajësia e tij dhe se nuk ka prova që ta implikojnë me akuzën që ka ngritur SPAK. Pas pretencës së SPAK, pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa kryebashkiaku është hetuar në gjendje të lirë.