Top News – ‘Zona 51’ e Kinës në shkretëtirë/ Atje ku Pekini po ndërton armët e tij sekrete
12/07/2021 19:14

Kina duket se po ndërton një version të sajin të Zonës 51, në mesin e një shkretëtire të largët radioaktive. Imazhe nga satelitët tregojnë sitin misterioz që shfaqet ndërsa gara mes Pekinit dhe perëndimit për të zhvilluar armë sekrete dhe super avionë lufte, po fiton ritëm. Zona 51 ndodhet në zonën jugore të Nevadës, vetëm 83 milje në veri perëndim të Las Vegasit. Ky është emri i një zonë shumë sekrete të forcave ajrore amerikane. Baza ajrore besohet se është vendi ku zhvillohen dhe testohen avionë eksperimentalë dhe sisteme armatimesh. Avionë si ultra-i shpejti SR-71 Blackbird, janë ndërtuar dhe testuar atje. Ajo është edhe zona që është përfolur prej kohësh si baza kryesore amerikane për testimin e UFO-ve të rrëzuara dhe të kapura nga amerikanët. E tani, duket se edhe kina ka zgjedhur një vend ku më parë testoheshin armët bërthamore, në një qoshe të largët të provincës Xinjang, për të ngritur bazën e saj sekrete të testimeve. Dhjetëra ndërtesa po ndërtohen atje, tregojnë fotot satelitore. Baza ndodhet në Lop Nur, që dikur ka qenë një ish liqen i kripur që përdorej si sajt testimi bërthamor cka do të thotë se e gjithë zona është radioaktive. Kina dihet se po prodhon në fshehtësi të plotë bombarduesin e saj të quajtur H-20, Zoti i Luftës. Sipas disa ekspertëve, ai mund të godasë Guamin dhe baza të tjera amerikane, duke u bërë kështu ndryshues i rregullave të lojës.

Top Channel/ Raketat me rreze të gjatë veprimi, SHBA i jep leje Ukrainës të godasë Rusinë
22/10 23:32
Top News- GJND kritikon Izraelin për ndihmat/ E detyron të bashkëpunojë me OKB-në për Gazë
22/10 23:00
Top News- Ushtria amerikane godet me raketa anijen në Oqeanin Paqësor, Hegseth: Ishte me drogë
22/10 22:48
Top News- Vuçiç e mbushi kupën, merr goditjen e parë nga Brukseli…nuk ka më tolerim
22/10 22:30
Top Channel/ Meta i shpall “luftë” Chat GPT
22/10 22:16
Top Channel/ Greqi, 37 të arrestuar për Bujqësinë. Prangosen abuzuesit e fermerëve
22/10 22:08
Top Channel/ Tronditëse në Itali, ish-bashkëshorti sulmon me thikë gruan në fytyrë
22/10 22:07
Top channel/ Vjedhje e re në muzeun francez të Diderot disa orë pas Luvrit, zhduken 2,000 monedha
22/10 22:00
Top News- Rusia nuk e mban më dorën, Putin “mesazh” perëndimit…raketa të tjera mbi Ukrainë
22/10 21:56
Top News- Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me 70 persona, 40 viktima
22/10 20:15
Top Channel/ Shkatërrohet rrjeti i hakerave! Mashtruan me 49 milionë llogari false
22/10 19:37
Top News – Serbia, ‘masha’ e Putinit. Raporti britanik, si po pengohet zgjerimi i NATO dhe BE
22/10 17:45
Top News – Sarkozi nuk është i sigurt as në burg. Ish presidenti francez me dy roje në qeli
22/10 16:47
Top News – Toka ka një Hënë të dytë / NASA konfirmon: Do të jetë me ne deri në vitin 2083
22/10 15:27
Top News – Robotë në vend të 600 mijë punëtorëve / Amazon drejt ndryshimit të madh, ‘deri në 2033’
22/10 15:26
Top News – Asnjë ushtar turk në Gaza / Netanyahu kundërshton, nis faza e dytë e planit të paqes
22/10 15:26
Top News – Londër-Paris, trena me dy kate / Eurostar në ethet e konkurrencës, plan 2 miliardë euro
22/10 15:25
Top News – Bota me sytë nga Ukraina…Po perfeksionon dronët e luftës në tokë, ajër dhe det
22/10 15:22
Top News – Rihapet Luvri pas tre ditësh / Xhevahiret e kurorës u grabitën në mes të ditës
22/10 15:15
Top News – NATO tregon bombat bërthamore / Për herë të parë gazetarët në stërvitjet ‘top secret’
22/10 15:10
BILETA Portokalli - Bileta