Top News- Vuçiç e mbushi kupën, merr goditjen e parë nga Brukseli…nuk ka më tolerim
22/10/2025 22:30

Parlamenti Evropian miratoi këtë të mërkurë një rezolutë lidhur me polarizimin dhe represionin në Serbi, duke mbështetur protestën e studentëve dhe qytetarëve ndërsa dënoi ashpër dhunën e ushtruar nga autoritetet, arrestimet dhe frikësimin ndaj protestuesve. Rezoluta mori mbështetjen e 457 ligjvënësve. Ndërsa 103 votuan kundër dhe 72 abstenuan. Në rezolutën “për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi, një vit pas tragjedisë së Novi Sadit”, thuhet se udhëheqja serbe është politikisht përgjegjëse për përshkallëzimin e represionit, normalizimin e dhunës dhe dobësimin e institucioneve demokratike në vend. Përmes kësaj nisme PE dënon hapur veprimet e partisë Progresive Serbe për ngritjen e kampit me tenda në Parkun Pioner si dhe për veprimet e ndjekura. Në rezolutë, thuhet gjithashtu se eurodeputetët mbështesin dërgimin e një misioni ad hoc për verifikimin e fakteve në Serbi, me pjesëmarrjen e Parlamentit Evropian, dhe i bëhet thirrje Komisionit Evropian të ndërmarrë një nismë për sanksione që do të shënjestronin personat përgjegjës për shkelje të rënda të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Serbi. Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, gjatë debatit të së martës, tha se Bashkimi Evropian pret që veprimet policore dhe sjellja gjatë protestave të jenë proporcionale dhe që të respektohen të drejtat themelore të njeriut, raporton Radio Evropa e Lirë. Brukseli gjithashtu dënon çdo akt urrejtjeje, vandalizmi apo dhune gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet.

Top Channel/”Cunami nga qielli”, si ndodhi katastrofa në Nepal? “Vala arriti 200 metra lartësi”!
28/08 12:08
Top News – Diplomacia e luftës me Iranin…Tani e përqendruar vetëm te Ngushtica e Hormuzit
28/08 11:54
Top News – Putin nuk do ta sulmojë NATO-n / Trump siguron pas vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
28/08 11:46
Top News – Një cunami i ri brenda 48 orësh / Frikë për një përmbytje të dytë vdekjeprurëse
28/08 11:43
Top News – Mbreti i Norvegjisë ndahet nga jeta / Vdes në moshën 89 vjeçare pas 35 vitesh në fron
28/08 11:37
Top Channel/Lavrov: Gati për propozime të reja mbi fundin e konfliktit!Trump: Nuk e sulmojnë NATO-n!
28/08 11:28
Top News – Vdes ‘Kasapi i Bosnjes’. Ndërron jetë në burgun e Hagës, Ratko Mlladiç
27/08 22:30
Top Channel/ SHBA godet rrjetin kinez të spiunazhit kibernetik, në shënjestër NASA
27/08 22:11
Top Channel/ Vrasje në një shkollë, ekzekutohen dy persona, viktimë edhe ish e dashura e autorit
27/08 20:09
Top Channel/ Alarm në portin e Barit, 3 raketa të fshehura në furgon, arrestohet një francez
27/08 20:08
Top Channel/ Vdes në burg “kasapi i Bosnjës”, Mlladiç i dënuar për gjenocid në Srebrenicë
27/08 19:56
Top Channel/ Vuçiç “kërcënon” rajonin, sulmon paktin Tiranë-Prishtinë-Zagreb
27/08 19:55
Top Channel/ Vala e të nxehtit përvëlon Gjermaninë, mbi 15,800 viktima nga temperaturat ekstreme
27/08 19:54
Top News – Ndryshime në Facebook e Instagram / META ‘bën lëshime’ pas vendimit të gjykatës amerikane
27/08 18:45
Top News – ‘Hakmarrja jonë, si një tërmet!’ Si do t’i përgjigjet Irani luftës ekonomike të Trumpit?
27/08 18:00
Top News – Libri i luftës: Blini ushqime dhe ujë! Britania e Madhe po përgatitet për një sulm rus
27/08 17:17
Top Channel/ Rusia kërcënon Londrën: Sulme forcave angleze edhe jashtë Ukrainës!
27/08 15:41
Top News – Hidhet në erë komandanti rus / Shpërthim në Shën Petersburg, dyshime mbi Ukrainën
27/08 14:54
Top News – Tragjedi në familjen shqiptare. Shtëpia në Florida u shkrumbua, tre fëmijë humbin jetën
27/08 14:10
Top News – Trump konfirmon: Mojtaba është gjallë! Por është plagosur ‘shumë rëndë’ në shkurt
27/08 13:42