Top News – Vuçiç thirrje Përëndimit / ‘Mos mbështesni veprimet e dhunshme të Kosovës’
17/10/2021 19:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bëri thirrje vendeve perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, që të përmbahen nga mbështetja e “veprimeve të dhunshme të autoriteteve të Prishtinës”, siç ishin ato në veri të Kosovës. Në fillim të kësaj jave autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion anti-kontrabandë në disa komuna të vendit përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut. Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve lokalë. Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve janë lënduar 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë. Vuçiç në një intervistë për televizionin serb Prva akuzoi Britaninë e Madhe se ishte pas veprimit të fundit të autoriteteve të Kosovës, të cilat dërguan njësitë speciale në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe. I pyetur nëse ka pasur reagim ndaj këtyre kritikave, Vuçiq tha se kishte "vërejtje dhe biseda jozyrtare". "Mjafton që unë t'u them atyre të lexojnë deklaratën e ambasadës së tyre në Prishtinë. Unë gjithmonë do të dëshiroj të kem marrëdhëniet më të mira me Britaninë e Madhe, ata na ndihmuan shumë me prokurimin e vaksinave AstraZeneca. Por, mos na fyeni inteligjencën tonë", u tha Vuçiç gazetarëve pasi vizitoi selinë e Agjencisë Informative të Sigurisë në Beograd. Tensionet e fundit pasuan ato të muajit shtator kur veriu i Kosovës u bllokua nga serbët lokalë pasi aty u vendosen forcat speciale të Kosovës për të garantuar zbatimin e masës së reciprocitetit në çështjen e targave të automjeteve me Serbisë. Kosova dhe Serbia ranë dakord në Bruksel më 30 shtator për një zgjidhje të përkohshme që përmes letrave ngjitëse të qarkullojnë veturat e njëra tjetrës në të dyja vendet.

Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08