47 protestues janë arrestuar, ndërsa 17 punonjës të policisë serbe kanë mbetur të lënduar në protestën ‘Sudentët fitojnë’, të organizuar mbrëmjen e të shtunës në Beograd. Më shumë se 180,000 njerëz u mblodhën në kryeqytetin serb, duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, qeverisje të ndershme dhe luftë kundër korrupsionit. Tubimi u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë.