Policia malazeze ka arrestuar një 46 vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Bashkim Gashi, nën dyshimin se gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës ka vrarë gruan me të cilën po bashkëjetonte në Ulqin, dhe më pas I ka vënë zjarrin shtëpisë ku jetonin. Sipas mediave malazeze, 46-vjeçari është lënduar nga zjarri dhe është dërguar për të marrë mjekim në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar. Sipas autoriteteve, Departamenti i Sigurisë në Ulqin është njoftuar gjysmë ore pas mesnatës së 26 majit, se në një shtëpi kishte rënë zjarr, dhe se pas mbërritjes në vendngjarje kanë gjetur trupin e pajetë të 36 vjeçares me iniciale D.N., nga Shqipëria.