Top News-Vrasja e basketbollistëve në Korçë/Rigjykim për të dënuarin me burgim të përjetshëm
24/03/2022 15:03

Damiano Toshi i akuzuari kryesor për vrasjen e Sokol Jahollarit dhe Rafael Rizait, dy basketbllistëve të ekipit të “Skënderbeut” në Korcë, është një nga emrat më të njohur në botën e krimit. Toshi është dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë, të 3 shtatorit të vitit 2004, mirëpo cështja e tij do të rigjykohet edhe njëherë. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Lartë, e cila ka vendosur të rrëzojë dënimin me burg përjetë ndaj Damiano Toshit, dhe të kthejë për rigjykim në fazën fillestare çështjen penale. Gjykimi ka nisur një muaj më parë, në gjykatën e Elbasanit, ndërsa pritet që në sallën e gjyqit të thirren edhe dëshmitarët e kësaj dosje penale. Lidhur me këtë ngjarje janë dënuar dhe dy persona, Gjergji Bregu dhe Vasi Strati. Por në të njëjtën gjykatë, pritet të fillojë dhe një gjykim tjetër, për vëllain e Damiano Toshit, Mihal Toshi, i cili është arrestuar në Greqi për llogari të prokurorisë së Elbasanit, dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri për llogari të shtetit shqiptar. Ky i fundit do të ballafaqohet me akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj biznesmenit Ilir Rexhepi. Ky i fundit u ekzekutua me armë zjarri për llogari të një grupi të fuqishëm kriminal në Elbasan. Burimet bënë me dije se njëri nga autorët ka qenë Mihal Toshi, ku këtij të fundit i dhanë fjalën se do ti lironin vëllain Damiano Toshin nga burgu, në qoftë sëe vret Rexhepin. Rexhepi u vra 18 përpara se në gjykatën e Elbasanit të jepej vendimi burg i përjetshëm për Damiano Toshin. Tashmë mbi dy vëllezërit rëndon akuza e vrasjen së tre personave.

Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56