Top News- Vllaznia, humbja e parë/ Kukësi e mund 2-0, fiton dhe Dinamo
24/10/2021 19:56

Vllaznia pëson humbjen e parë në këtë sezon të Abissnet Superiores. në 'Egnatia Arena' skuadra verilindore iu imponua asaj shkodrane duke e mundur me rezultatin 2-0. në fillimin e ndeshjes ishte Vllaznia më kërkuese, por ishte Kukësi ai që gjeti avantazhin në minutën e 29 me Taipin që shënoi një gol spektakolar me një gjuajtje nga jashtë zonës. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me rezultatin 1-0 për skuadrën verilindore. në pjesën e dytë, Vllaznia bën përpjekjet e saj për të barazuar rezultatin, por skuadra shkodrane nuk ishte në ditën e saj më të mirë dhe dështoi në rastet që krijoi. Ai që nuk gaboi ishte Kukësi që 8 minuta nga fundi i ndeshjes shënoi edhe golin e dytë me ndrecën që befasoi portierin e Vllaznisë Zogovic me një goditje të bukur fluturimthi. dita e errët e Vllaznisë në këtë ndeshje u mbyll në minutën e 90 kur arbitri i ndeshjes me ndihmën e sistemit VAR ndëshkoi me karton të kuq Zinedine Mustedanagic duke bërë që Vllaznia të luajë minutat e fundit në inferioritet numerik. Sfida u mbyll 2-0 për Kukësin që shkon në 11 pikë po aq sa edhe Teuta e Tirana me këtë të fundit që mbrëmjen e së hënës do të luajë Derbin me Partizanin. Dinamo po tregon se nuk është rastësisht në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar. Skuadra kryeqytetase fitoi në Korcë ndaj skënderbeut 1-0 një fitore që duket se i shijon më shumë trajnerit Bledi Shkëmbi që vinte si kundërshtar i skuadrës korcare. Skënderbeu dhe Dinamo në pjesën e parë zhvilluan një lojë të hapur dhe bënë përpjekjet e tyre por pa mundur dot që të bëjnë shumë në zhbllokimin e rezultatit dhe pjesa e parë u mbyll 0-0. Rezultati ii sfidës u zhbllokua në pjesën e dytë kur Dinamo arriti të shënojë në portën e korcarëve me Chinedun duke marrë kryesimin 1-0, një rezultat që mbeti i tillë deri në fund, ndërkohë që pati edhe momente tensioni përpara se arbitri t'i jepte fund sfidës. me këtë fitore Dinamo shkon në kuotën e 9 pikëve po aq sa edhe Vllaznia, ndërsa Skëndërbeu është me 3 pikë në vendin e fundit

Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07
Top Channel/ Sam Barrott i Premier League arbitron Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në Tiranë
24/09 15:36
Top Channel/ Maran projekton formacionin ndaj Bjellorusisë, dëmtimet i hapin rrugë të rinjve
23/09 15:32
Top News- Ndeshjet në Nations League. Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë të lojtarëve
23/09 10:15
Top Channel/ Formacioni i kombëtares, zbulohen dilemat e trajnerit Maran
22/09 22:56
Top Channel/ Kombëtarja humb pjesët, dëmtohen Laçi dhe Pajaziti
21/09 22:53
Top News- Largimet e Rrahmanit e Hadërgjonajt. Kosova, trajneri Foda jep versionin e tij të fakteve
21/09 15:21
Top News – Manaj dhe Ramadani. ‘Duam vendin e parë në grup në Nations League’
21/09 14:44
Top News- Broja e Bajrami jashtë…Maran shpjegon zgjedhjet: Ja pse nuk i thirra
19/09 13:00
Top News- Nations League, Broja e Bajrami jashtë/ Risitë e kombëtares, Maran shpall listën
19/09 12:57
Top Channel/ Maran zgjedh 29 kuqezinjtë, kë riktheu dhe kë la jashtë liste
19/09 12:41
Top News- Rrëfimi ndryshe i Ronaldo Maran. ‘Ndihem si në shtëpi, vlerësoj vendosmërinë tuaj’
14/09 14:46
Top Channel/ Humbja me Kukësin, Besëlidhja nis përgatitjet për fitore
11/09 23:20
Top News- Kombëtarja në Nations League. Dalin në shitje biletat për sfidën në San Marino
10/09 21:46
Top Channel/ Superndeshja në Top Channel! Napoli-Arsenal falas, studioja e re nis në orën 20:00
09/09 20:03
Top Channel/ Mbyllet një epokë e Artë, Messi njofton tërhiqjen nga Kombëtarja e Argjentinës
31/08 22:02
Top Channel/ Video e re e incidentit pas Elbasani–Vllaznia, presidenti i ekipit shkodran godet…
31/08 20:12
Top Channel/ Platini nuk kursehet ndaj Infantinos: Që atëherë e kishte mendjen te paratë
31/08 13:39