Top News – Veriu i Kosovës katër ditë i bllokuar / Serbët nuk tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku
23/09/2021 12:23

Dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë, po vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga kamionët dhe veturat e vendosura nga banorët lokalë serbë edhe ditën e katërt, prej kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë vendimin e saj për reciprocitet me Serbinë për targat e automjeteve. Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator kanë nisur që veturave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme. Pavarësisht rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut, serbët lokalë kanë qëndruar gjatë gjithë natës së kaluar pranë automjeteve me të cilat kanë bllokuar rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ku janë vendosur edhe forca të shumta të Njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se gjatë orëve të natës së kaluar nuk ka pasur incidente dhe se situata vazhdon të jetë e njëjtë sikurse edhe më parë. Sipas tij, në rrugën që çon drejt vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdon të ketë pengesa për qarkullim, ndërkohë që banorët lokalë kanë përforcuar pengesat në rrugë edhe me zhavor. Protestuesit po përkrahen nga liderët lokalë dhe nga Beogradi. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të mërkurën u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të mbledhur në afërsi të vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak që të lirojnë rrugët e bllokuara. Ai gjithashtu ka theksuar se është i gatshëm që të shkojë në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rast të një ftese nga Bashkimi Evropian dhe se Kosova është e gatshme ta heqë masën e reciprocitetit sa u përket targave, në qoftë se Beogradi do ta bëjë të njëjtën gjë për targat e automjeteve nga Kosova. Por, presidenti serb Vuçiq, ka deklaruar se për të biseduar, gjendja duhet të kthehet ashtu siç ishte para 20 shtatorit.

Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17